Lajme nga Dibra

  • Protesta ne Diber: “Radiken??? Jo Faleminderit”

    Dibranet perseri grumbullohen te Sheshi per te mbrojt ur Radiken, qindra dibran dhe shum qytetar te ardhur nga qytet si gostivari, tetova, shkupi, peshkopia te gjithe nje zeri i bene thirje qeverise se Maqedonise te ndal njeher e pergjithmon projektin per Devijimin e Lumit Radika. Edhe pse jane organizuar me dhjetra protesta ne vende te ndryshme, si Tirane, Peshkopi, Shkup, Itali(Mester), New York, Diber, qeveria e Maqedonis nuk ka dhene akoma fjalen e fundit sa i perket projektit aq shum te kundershtuar nga dibranet, qe te mos devijohet Radika dhe te vazhdoj rrjedhen e saj natyrale. Ata qe mendojne se dibranet do te ndalen, gabojne shume rende, dibranet nuk do ndalen kuren e kures per…

  • thaci_dika_524580733

    Dika garon për Dibrën

      Dega e PDSH në Dibër, në kuvendin e saj promovoi Mexhit Dikën kandidat për kryetar të Dibrës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kandidimi i Dikës si dhe i këshilltarëve të PDSH-së për Kuvendin komunal në Dibër, për kryetarin e degës partiake Bashkim Sela, paraqet “kthim i dinjitetit të dibranëve”. Për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, kandidati Mexhit Dika është shembull për një udhëheqës të suksesshëm, duke e dëshmuar veten në shumë ndërmarrje si inxhinier i makinerisë, por edhe si intelektual. Në paraqitjen e tij, lideri i PDSH-së foli edhe rreth situatës politike në vend. “Ne pa u bërë bë zot i tokave tona, tokave të parëve tonë, nuk ka zgjidhe dhe perspektivë për Maqedoninë….

  • DIBËR – RRUGA E ARBËRRIT SË SHPEJTI DO TË PËRFUNDOJË

      Dibër, shtator- Kryetari I Dibrës Argëtim Fida  në kabinetin e tij realizoi takim me një delegacion nga Tirana për lobimin e Rrugës së Arbërit. Bëhet fjalë për   Dr. Inxh. Faruk Kaba – ideator dhe kryeinxhinier I projektimit të Rrugës së Arbërit, Yllka Çausholli- kryetare e Komitetit të Lobimit për Rrugën e Arbërit, sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës ,, Bashkësia Dibrane,, – Saimir Shatku, zv.kryetarin e Komitetit të lobimit për rrugën në fjalë  , Ibrahim Kolari, nga diaspora , dhe inxhinier Tefik Jegeni-nënkryetar I Komitetit të Rrugës së Arbërit, të cilët të nisur nga projeketi I realizuar dhe nga punimet e filluara tashmë  që kanë nisur intenzivisht realizimi I kësaj rruge .   Byrosë së…

  • liqendiber

    NË PRAG TË VENDIMIT QEVERITAR PËR KONCESIONIN E LIQENIT TË DIBRËS

    Dibër, qershor- Në Dibër në qendër të vëmendjes aktualisht është procesi I ndarjes së koncesionit për Liqenin e Dibrës. Ky problem akut I cili zvaritej mbi dy vjet, dhe Liqeni është bë vendi ku dominojnë hajnat, duke realizuar një peshkim totalisht të jashtligjshëm, debatohet në institucione lokale por edhe në shumë shoqatat që veprojnë në këtë  komunë. Përfaqësuesit të shoqatave të peshkatarëve sportiv dhe ekologëve,, Trofta,, dhe ,,Deshati,,, paralajmërojnë protesta në prag të sjelljes të vendimit nga ana e Qeverisë për koncesionerin të rij të Liqenit, meqë sipas tyre koncesioni pritet ti ndahet një shoqate nga Struga, e jo shoqatave në fjalë të cilët  ishin konsecionerët të fundit të liqenit . Kemi informata se kanë…

  • ne_diber_te_madhe

    DIBËR – U MBAJT DEBAT PËR PROPOZIM LIGJINE TË RINJVE

    KËRKOHET HAPSIRË LIGJORE PËR FORMIMIN TË PARALAMENTIT RINOR Dibër, qershor-Të rinjtë dibranë , përfaqësues të shoqatave të të rinjve, debatuan rreth propozim ligjit për rininë, dhe theksuan nevojën që Ligji I cili do të jetë shpejt në procedurë parlamentare duhet të mundësojë edhe formimin të institucioneve rinore vullnetare, siç është paralamenti rinor. Në një debat konstruktiv që u organizua nga Forumi Arsimor Rinor dhe kualicioni joformal ,, Mbrojtja për pjesëmarje,, me përkrahje të Qendrës për zhvillim dhe qëndrueshëmëri të bashkësisë në Dibër, të rinjtë theksuan se ky ligj është teje I nevojshëm për regullimin e formave të aktiviteteve rinore, sidomos në nivel qëndror dhe local. Poashtu në debat të rinjtë dibran theksuan se Ligji duhet…

Sport

XherdanShaqiri-LionelMessi-300x221

Zvicra e shqiptarëve humb në fund

Kombëtarja e Zvicrës nuk ka arritur të mbroj rezultatin e barabartë 1-1 duke pësuar dy herë në minutat e fundit nga Argjentina. “Gauçosët” fituan 3-1, me të tre golat e shënuar nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Messi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 19të para se të barazonte kosovari, Xherdan Shaqiri në minutën e 49të. Megjithatë Messi u rikthye për të shënuar dy herë në fund, në minutën e 87të dhe nga penalltia në minutën e 90të. Për Zvicrën pos Xherdan Shaqirit u paraqitën edhe shqiptarët tjerë, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

anceloti

Ancelotti porosit Chelsean: Durim me Villas-Boas

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, shpreson që Andre Villas-Boas, të ketë kohë për t’u adaptuar te Chelsea. “Mendoj se problemi te Chelsea është se ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka, të krijojnë një ekip më të ri, t’u japin më shumë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë, të përpiqen t’u japin më pak ndeshje lojtarëve më të rëndësishëm – Frank Lampard, Ashley Cole, John Terry”. “Por, mendoj se ky ndryshim ka nevojë për kohë, pasi është vështirë t’i zëvendësosh lojtarët si Lampard, si Ashley Cole, si John Terry, pasi ata janë sërish lojtarët të Chelseat”. “Villas-Boas është një trajner i mirë, pasi ai ka bërë një punë të mirë te Porto. Është filozofia e klubit….

shqiperia

Shqipëria miqësore me Spanjën

Pas kërkesave të shumta të Federatës Shqiptare të Futbollit, më në fund duket se Federata Spanjolle ka pranuar që kombëtarja kuqezi të zhvillojë një takim miqësor me “Furinë e Kuqe”. Takimi do të zhvillohet më 30 maj. Presidenti i Federatës Spanjolle që ka dhënë OK-ejin, ka kërkuar që ndeshja të luhet jo në Shqipëri, por në Zvicër dhe federata jonë e ka pranuar kushtin. Kjo do të jetë sfida e katërt midis dy përfaqësueseve tona, ku Spanja ka fituar në të tria, madje në një rast me rezultatin e thellë 9-0, një herë tjetër 5-1 dhe në një rast në “Qemal Stafa” me rezultat 2-1. Sidoqoftë, fakti që do të luajmë me kampionët në fuqi…

hulk

Chelsea e merr Hulk për 100 milionë

Porto ia ka bërë të qartë Chelseat se duhet të paguajë 100 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin brazilian, Hulk. Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i klubit portugez, ka qartësuar qëndrimin e gjigantit duke theksuar edhe njëherë klauzolën si problemin kryesor që Chelsea duhet ta tejkalojë për Hulk. “Unë e kam thënë edhe më parë, ne nuk duam të shesim Hulk, prandaj Chelsea duhet ta aktivizojë klauzolën. Ne e dimë se ka shumë interesim nga Europa, por lojtari më ka thënë se preferon Chelsean”, theksoi Da Costa. /Telegrafi/

casilias

Casillas: Nuk e di të ardhmen e Mourinhos

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se nuk e din se nëse trajneri Jose Mourinho do të qëndrojë në klub, apo do të largohet nga klubi. “Unë nuk kam ide. Unë nuk e di se çfaër do të bëjë ai”. “Gjëja e njëjtë mund të më ndodhë dhe mua. Ndoshta nesër unë do të dua të largohem. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Casillas. /Telegrafi/

f.0301000629228_m

Vitali Klitschko kandidat për kryetar të Kievit

Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, do të kandidojë sërish për kryetar të bashkisë së Kievit ne zgjedhjet lokale të këtij viti. Edhe në vitin 2006, Vitali tentoi të bëhej kryetar i kryeqytetit ukrainas, mirëpo humbi nga Leonid Chernovetskyi, prefekti aktual i Kievit. “Do të marr pjesë në garën për kryebashkiakun e Kievit. E kam dhënë programin dhe pres të fitoj”, ka deklaruar Klitschko. Ai zotohet për integrim më të madh të Ukrainës në Evropë dhe anëtarësim në NATO. Ndryshe, këtë muaj Vitali mbrojti titullin në kategorinë e rëndë WBC, pasi pas 12 raundesh fitoi me pikë kundër britanikut Dereck Chisora. /Telegrafi/

Lajme Interesante

mmmmmm-300x300

7 teknika se si të bëhesh një puthës profesionist

Puthja është një art që kërkon mjeshtëri dhe praktikë. Pjesa më e madhe e femrave u pëlqen të mendojnë se u është duhur një farë kohë për të mësuar puthjen e tyre të parë në krahët dhe përqafimin e partnerit, qoftë edhe pse mund të kenë qenë në një moshë akoma të vogël. Por me kalimin e kohës e kupton se puthja mund të përsoset dhe dëshiron edhe një partner që di të falë puthje të tilla. Për femrat puthja është një shkollë e vërtetë, çdo herë mëson ta perfeksionosh atë. Puthja është vërtet një art që kërkon mjeshtëri. Për të dhënë “puthje të arta” duhet të mos mundohesh t’i vesh nota partnerit, apo të…

horoscopes-300x224

Cilat shenja të horoskopit tradhëtojnë më shumë?

Siç e dimë të gjithë, shenja nën të cilën është i lindur çdo njeri, në një farë mënyre e përcakton komunikimin me pjesën tjetër të botës… Do t’ju ofrojmë një pikpamje tjetër dhe do t’ua paraqesim shenjat të cilat tradhëtojnë më shumë. Kuptohet, do të bëjmë shpjegime, se çdo shenjë horoskopi anon për të tradhëtuar vetëm nëse nuk ndjehet i/e lumtur me partnerin ose partneren. Kjo, siç e dimë është një rregull që vlen për çdo njeri, kur beson ose jo në shenjën e tij. Edhe pse është shenja më seksi e horoskopit, akrepat nuk janë në mesin e tradhëtarëve më të mëdhenjë. Ata kënaqen në lojërat e ndryshme seksuale, vetëm me njerëzit të cilët…

love-300x198

Dashuria, sikurse droga

Romanca sipas ekspertëve amerikanë stimulon trurin njëjtë sikur edhe droga. Hulumtuesit të anketuarve ju kishin treguar fotografitë e partnerëve, e në të njëjtën kohë trurin ua kishin incizuar me rezonancë magnetike dhe i kishin përcjellë ndryshimet. Dhjetë femra dhe shtatë meshkuj ishin zgjedhur për testime, ngase kishin theksuar se janë çmendurisht të dashuruar, e përmes fotografimeve të skenuara u ishin shfaqur ndryshimet në tru. Të anketuarit kishin reaguar njëjtë, sikurse truri reagon ndaj drogës.

angela-merkel

Derdhi birrën mbi Merkelin

E gjithë Gjermania flet për këto pamje të kancelares gjermane Angela Merkel. Kancelarja gjermane ishte e ftuar në darkën e shtruar nga Demokristianët e qytetit Demmin. Gjatë darkës, ndërsa kamarrieri i afrohet Merkelit dhe mundohet t′i shërbejë birrën, gotat tjera që po i mbante në dorë rrëzohen dhe njëra prej tyre derdhet mbi qafën e kancelares. /albeu.com/