7 teknika se si të bëhesh një puthës profesionist

Puthja është një art që kërkon mjeshtëri dhe praktikë. Pjesa më e madhe e femrave u pëlqen të mendojnë se u është duhur një farë kohë për të mësuar puthjen e tyre të parë në krahët dhe përqafimin e partnerit, qoftë edhe pse mund të kenë qenë në një moshë akoma të vogël. Por me kalimin e kohës e kupton se puthja mund të përsoset dhe dëshiron edhe një partner që di të falë puthje të tilla. Për femrat puthja është një shkollë e vërtetë, çdo herë mëson ta perfeksionosh atë. Puthja është vërtet një art që kërkon mjeshtëri. Për të dhënë “puthje të arta” duhet të mos mundohesh t’i vesh nota partnerit, apo të fshihesh pas ndrojtjes tënde nëse do dish apo jo të puthësh. Pas studimeve dhe anketave të realizuara studiuesit kanë treguar disa teknika të cilat të bëjnë një puthës profesionist.

1. Përkuleni kokën djathtas
“Të përkulësh kokën djathtas. Unë kujtoja se kjo ishte një njohuri e përbashkët e të dy partnerëve, por partnerja ime përkuli kokën majtas, kur unë u përkula djathtas për ta puthur dhe kjo ishte e pavolitshme”- tregon Sam. Prandaj këshilla e parë është pozicionimi për të dhënë puthje të përshtatshme, duke lejuar lëvizjet e kokës në harmoni me lëvizjet e partnerit. Prandaj çdo grua që e harron këtë, duhet të tregohet e vëmendshme “Koka djathtas”.

2. Merrni një vlerësim
Mos u frikësoni dhe as mos u ndjeni në siklet pse do iu duhet të mësoni nga të tjerët artin e puthjes. Ju mund të mësoni të puthni duke imituar lëvizjet e partnerit. Kështu pak nga pak puthjet tuaja do të jenë të këndshme, të ëmbla, aspak agresive dhe eksituese. Kështu ju do të merrni edhe vlerësimin e partnerit për puthjen tuaj.

3. Mbyllini sytë
“Ish-e dashura ime, për disa arsye, i mbante gjithmonë sytë hapur kur putheshim bashkë. Kjo më shkaktonte një ndjesi të çuditshme dhe më bënte të mos ndihesha mirë. Mos vallë mimika ime ishte qesharake kur puthja dhe ajo më shihte për këtë arsye?”- shprehet Jon. Vërtet sytë e hapur gjatë puthjes mund të krijojnë situatë të pakëndshme. Mbyllini sytë dhe shijoni puthjen.

4. Lëvizini duart
Duart duhet të jenë gjithmonë në lëvizje për ta bërë puthjen më joshëse. Përkëdhelni fytyrën e partnerit, trupin, lëmoni flokët, për ta rikarikuar puthjen e për ta zgjatur në kohë. Puthja nuk duhet të jetë vetëm kontakt buzë me buzë, vini në veprim dhe duart.

5. Shkëputeni puthjen për pak çaste
Gjatë kohës që putheni largohuni nga pak, merrni frymë thellë dhe rifilloni një puthje pasionante. Kjo pauzë do të shërbejë si ndezën i hormoneve dhe dëshirës.

6. Mos mbani çamçakëz gjatë puthjes
Nuk është aspak e këndshme që t’i ndërsa puthesh me partnerin ndjen çamçakëzin në gojën e tij. Sa ju pëlqen kjo? Për pjesën më të madhe kjo do të përbënte problem dhe nuk do të lejonte që puthja të ishte perfekte.

7. Shmangni puthjet e tepruara
Nuk janë të rralla rastet kur mund të teprohet me puthjet. Mundohuni që puthja që ju jepni dhe merrni të mos i pështiroset partnerit. Gjithçka duhet të jetë e ëmbël, joshëse, harmonike me lëvizjet e partnerit dhe aspak e tepruar.

Puthja pengon rrudhat në fytyrë
Ka shumë tregime për shëndetin dhe puthjen. Që në fillim para së gjithash mund të themi se puthja është e mirë për dhëmbë, ngase gjatë një veprimi të tillë, ajo ndikon në tajitjen e lëngut të pështymës që ka për qëllim shpëlarjen e dhëmbëve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra si duket puthja është më e efektshme se pasta për dhëmbë. Në anën tjetër, pakëson streset, zvogëlon shtypjen e gjakut dhe rit imunitetin e organizmit. Në buzë ndodhen një numër i madh i fijeve nervore, dhe gjatë prekjes së buzëve tuaj me të partnerit, ndizet zjarr i madh i përjetimeve. Rritet puna e zemrës, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut në fytyrë e shpesh dhe lëkura djersitet nga kënaqësia. Gjatë një puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se gjatë këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalësohet procesi plakjes së lëkurës.

Puthja për femrat, më e rëndësishme se seksi
Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë. Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë. Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.

Efektet e puthjes dhe feromonet
Rrahjet e zemrës arrijnë 180 të rrahura në minutë, presioni i gjakut shkon 150 mm, vihet re zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyrë të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe të duket sikur gjithçka e jotja është në ajër. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve, sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth. Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë që buzët afrohen, futën në punë hundët të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.

Leave A Comment