Aleanca Kuq e Zi dënon vrasjen e shqiptarëve

Aleanca Kuqezi ka reaguar lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve në Maqedoni, duke bërë thirrje që të ndalet racizmi anti-shqiptar në këtë vend.Në reagimin e saj Aleanca i ka shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të dy të të rinjve, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti.
“Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar Aleanca.

“Të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni”, ka reaguar më tej grupimi, duke ftuar shqiptarët e vendit fqinj që të ruhen nga provokimet.

Leave A Comment