Ancelotti porosit Chelsean: Durim me Villas-Boas

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, shpreson që Andre Villas-Boas, të ketë kohë për t’u adaptuar te Chelsea.

“Mendoj se problemi te Chelsea është se ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka, të krijojnë një ekip më të ri, t’u japin më shumë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë, të përpiqen t’u japin më pak ndeshje lojtarëve më të rëndësishëm – Frank Lampard, Ashley Cole, John Terry”.

“Por, mendoj se ky ndryshim ka nevojë për kohë, pasi është vështirë t’i zëvendësosh lojtarët si Lampard, si Ashley Cole, si John Terry, pasi ata janë sërish lojtarët të Chelseat”.

“Villas-Boas është një trajner i mirë, pasi ai ka bërë një punë të mirë te Porto. Është filozofia e klubit. Ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka. Ky ndryshim ka nevojë për kohë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Comments
One Response to “Ancelotti porosit Chelsean: Durim me Villas-Boas”
  1. Drilon says:

    Villas Boas ka deshtuar total tek chelsea.

Leave A Comment