Zvicra e shqiptarëve humb në fund

XherdanShaqiri-LionelMessi-300x221

Kombëtarja e Zvicrës nuk ka arritur të mbroj rezultatin e barabartë 1-1 duke pësuar dy herë në minutat e fundit nga Argjentina. “Gauçosët” fituan 3-1, me të tre golat e shënuar nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Messi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 19të para se të barazonte kosovari, Xherdan Shaqiri në minutën e 49të. Megjithatë Messi u rikthye për të shënuar dy herë në fund, në minutën e 87të dhe nga penalltia në minutën e 90të. Për Zvicrën pos Xherdan Shaqirit u paraqitën edhe shqiptarët tjerë, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Ancelotti porosit Chelsean: Durim me Villas-Boas

anceloti

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, shpreson që Andre Villas-Boas, të ketë kohë për t’u adaptuar te Chelsea. “Mendoj se problemi te Chelsea është se ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka, të krijojnë një ekip më të ri, t’u japin më shumë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë, të përpiqen t’u japin më pak ndeshje lojtarëve më të rëndësishëm – Frank Lampard, Ashley Cole, John Terry”. “Por, mendoj se ky ndryshim ka nevojë për kohë, pasi është vështirë t’i zëvendësosh lojtarët si Lampard, si Ashley Cole, si John Terry, pasi ata janë sërish lojtarët të Chelseat”. “Villas-Boas është një trajner i mirë, pasi ai ka bërë një punë të mirë te Porto. Është filozofia e klubit….

Shqipëria miqësore me Spanjën

shqiperia

Pas kërkesave të shumta të Federatës Shqiptare të Futbollit, më në fund duket se Federata Spanjolle ka pranuar që kombëtarja kuqezi të zhvillojë një takim miqësor me “Furinë e Kuqe”. Takimi do të zhvillohet më 30 maj. Presidenti i Federatës Spanjolle që ka dhënë OK-ejin, ka kërkuar që ndeshja të luhet jo në Shqipëri, por në Zvicër dhe federata jonë e ka pranuar kushtin. Kjo do të jetë sfida e katërt midis dy përfaqësueseve tona, ku Spanja ka fituar në të tria, madje në një rast me rezultatin e thellë 9-0, një herë tjetër 5-1 dhe në një rast në “Qemal Stafa” me rezultat 2-1. Sidoqoftë, fakti që do të luajmë me kampionët në fuqi…

Chelsea e merr Hulk për 100 milionë

hulk

Porto ia ka bërë të qartë Chelseat se duhet të paguajë 100 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin brazilian, Hulk. Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i klubit portugez, ka qartësuar qëndrimin e gjigantit duke theksuar edhe njëherë klauzolën si problemin kryesor që Chelsea duhet ta tejkalojë për Hulk. “Unë e kam thënë edhe më parë, ne nuk duam të shesim Hulk, prandaj Chelsea duhet ta aktivizojë klauzolën. Ne e dimë se ka shumë interesim nga Europa, por lojtari më ka thënë se preferon Chelsean”, theksoi Da Costa. /Telegrafi/

Casillas: Nuk e di të ardhmen e Mourinhos

casilias

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se nuk e din se nëse trajneri Jose Mourinho do të qëndrojë në klub, apo do të largohet nga klubi. “Unë nuk kam ide. Unë nuk e di se çfaër do të bëjë ai”. “Gjëja e njëjtë mund të më ndodhë dhe mua. Ndoshta nesër unë do të dua të largohem. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Casillas. /Telegrafi/

Vitali Klitschko kandidat për kryetar të Kievit

f.0301000629228_m

Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, do të kandidojë sërish për kryetar të bashkisë së Kievit ne zgjedhjet lokale të këtij viti. Edhe në vitin 2006, Vitali tentoi të bëhej kryetar i kryeqytetit ukrainas, mirëpo humbi nga Leonid Chernovetskyi, prefekti aktual i Kievit. “Do të marr pjesë në garën për kryebashkiakun e Kievit. E kam dhënë programin dhe pres të fitoj”, ka deklaruar Klitschko. Ai zotohet për integrim më të madh të Ukrainës në Evropë dhe anëtarësim në NATO. Ndryshe, këtë muaj Vitali mbrojti titullin në kategorinë e rëndë WBC, pasi pas 12 raundesh fitoi me pikë kundër britanikut Dereck Chisora. /Telegrafi/