Çka na sjell Golfi i ri?

Volkswagen_Golf_7_GTI_rendering_01-300x216

E reja, gjenerata e shtatë me radhë e Golf-it do të prezantohet në fund të këtij viti në sallonin e automobilave në Paris, ndërsa fillimi i shitjes është caktuar të jetë fillimi i vitit 2013. Do të bëhet fjalë për më të sigurtin dhe më dinamikun, por njëherësh edhe makinën shumë ekonomike e cila do të mund të lëvdohet edhe me pajisjet e shumta të cilat sot në radhë të parë i lidhim me modelet të segmenteve më të larta. Motorë për të gjithë Gjenerata e re e kompaktit të popullarizuar do të jetë në dispozicion me gamën e gjerë të motorëve që janë tani të pranishëm, duke përfshirë edhe “plug-in” hibridin me 245 kuaj…

Zbulohen sekretet e Facebook

facebook-500

Ish-punëtorët e kompanisë të cilët kanë qenë përgjegjës për filtrimin e përmbajtjeve në Facebook, vendosën ta publikojnë dokumentin sekret të kompanisë. Në të ka detaje të pabesueshme, rregulla të përpunuara për atë se cilat gjëra duhet të fshihen nga Facebook-u, dhe cilat mund të tolerohen. I punësuari nga Maroku, i cili për këtë punë ka marrë nga 1 dollar në orë në “oDesk”, kompania ka bërë të njohur se si në rrjetin më të madh social në botë janë ndaluar çdo lloj i përmbajtjeve seksuale. Nga ana tjetër, fotografi apo video të kufomave, të burgosur, koka të prera dhe përmbajtje tjera të ngjajshme janë të lejueshme, deri në atë masë kurrë to nuk shfaqen organe…

iPhone 5 arrin këtë vjeshtë

Apple-iPhone-5-300x212

Kompania Apple këtë vjeshtë do ta promovojë gjeneratën më të re të iPhone. Duke iu referuar informatave të publikuara nga blogu japonez Macatokara, informon se Apple do ta prezantojë iPhone në shtator ose tetor, me cka do ta promovojë “ritmin” e publikimit të modeleve të reja të pajisjes megapopullore në këto cikle vjetore të “vjeshtës”. Pritet që përdoruesit e iPhone 5 do të kenë një pajisje me ekran të madh, kamerë më të mirë dhe procesor më të shpejtë. Nga kompania e cila me iPhone mban 29% të tregut të Smarfonave në SHBA, nuk i konfirmuan këto thashetheme.

iPad 3, “i njëjti” sikurse iPad 2

ipad_3_1024-300x168

Kompania e njohur “Apple” versionin e ri të iPad-it do ta prezantojnë në muajin mars të këtij viti në manifestimin e organizuar në San Francisco, njoftuan mediet e huaja. Sipas burimeve të këtyre medieve “Apple” është në fazat përfundimtare të prodhimit të iPad 3. Kjo tablo do të duket sikurse paraardhësi, modeli iPad 2, por për dallim nga ai do të ketë rezolucion dukshëm më të madh të ekranit, ndërsa do të ofrohet edhe me mundësinë e kontrollimit nëpërmjet zërit, “Siri-t”-ndihmësit digjital. Rezolucion më të madh Sipas burimeve të medieve “Apple” me shpejtësi është duke punuar në pajisjen e re dhe është duke i përshtatur aplikacionet për punë me procesorin e ri A6. Ezra Gottheil,…