Chelsea e merr Hulk për 100 milionë

Porto ia ka bërë të qartë Chelseat se duhet të paguajë 100 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin brazilian, Hulk.

Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i klubit portugez, ka qartësuar qëndrimin e gjigantit duke theksuar edhe njëherë klauzolën si problemin kryesor që Chelsea duhet ta tejkalojë për Hulk.

“Unë e kam thënë edhe më parë, ne nuk duam të shesim Hulk, prandaj Chelsea duhet ta aktivizojë klauzolën. Ne e dimë se ka shumë interesim nga Europa, por lojtari më ka thënë se preferon Chelsean”, theksoi Da Costa. /Telegrafi/

Leave A Comment