Cilat shenja të horoskopit tradhëtojnë më shumë?

Siç e dimë të gjithë, shenja nën të cilën është i lindur çdo njeri, në një farë mënyre e përcakton komunikimin me pjesën tjetër të botës…

Do t’ju ofrojmë një pikpamje tjetër dhe do t’ua paraqesim shenjat të cilat tradhëtojnë më shumë. Kuptohet, do të bëjmë shpjegime, se çdo shenjë horoskopi anon për të tradhëtuar vetëm nëse nuk ndjehet i/e lumtur me partnerin ose partneren. Kjo, siç e dimë është një rregull që vlen për çdo njeri, kur beson ose jo në shenjën e tij.

Edhe pse është shenja më seksi e horoskopit, akrepat nuk janë në mesin e tradhëtarëve më të mëdhenjë. Ata kënaqen në lojërat e ndryshme seksuale, vetëm me njerëzit të cilët kanë vërtetë ndjenja romantike. Prandaj mund të thuhet se akrepat janë ndër partnerat më besnik dhe tradhëtojnë vetëm nëse vërtetë kanë probleme të mëdha me partnerin ose partneren.

Luanët, të cilët për shkak të karakterit mbretëror, nuk do të lejonin të hudheshin në krahët e secilit. Megjithatë, nëse nuk marin puthje dhe përqafime të mjaftueshme ekziston rreziku të bëjnë një hap prapa. Por, kjo vlen më shumë për luanët meshkuj, sesa për femrat.

Personat që i përkasin shenjës së demit për nga natyra janë të saktë dhe shumë rrallë do ta gënjenin partneren.

Binjakët dhe Peshqit janë në mesin e mëkatarëve. Përfaqësuesit e këtyre dy shenjave në përgjithësi duan të jenë mirë dhe mund të jenë me dy karaktere. Prandaj edhe e kanë të lehtë të tradhëtojnë. Tek peshqit kjo gjë shpjegohet pasi janë avanturistë dhe ëndërrimtarë të medhenj. Shumë lehtë mund të kërkojnë një realitet të ri tek ndonjë person tjetër. Është interesante se nuk tradhëtojnë pa ndjenja.

Edhe Ujorët kanë qejf të tradhëtojnë. Tek ata duhet të keni kujdes, sepse shpesh kanë tërhjekje edhe ndaj shoqërisë.

Leave A Comment