DIBËR – RRUGA E ARBËRRIT SË SHPEJTI DO TË PËRFUNDOJË

 

Dibër, shtator- Kryetari I Dibrës Argëtim Fida  në kabinetin e tij realizoi takim me një delegacion nga Tirana për lobimin e Rrugës së Arbërit. Bëhet fjalë për   Dr. Inxh. Faruk Kaba – ideator dhe kryeinxhinier I projektimit të Rrugës së Arbërit, Yllka Çausholli- kryetare e Komitetit të Lobimit për Rrugën e Arbërit, sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës ,, Bashkësia Dibrane,, – Saimir Shatku, zv.kryetarin e Komitetit të lobimit për rrugën në fjalë  , Ibrahim Kolari, nga diaspora , dhe inxhinier Tefik Jegeni-nënkryetar I Komitetit të Rrugës së Arbërit, të cilët të nisur nga projeketi I realizuar dhe nga punimet e filluara tashmë  që kanë nisur intenzivisht realizimi I kësaj rruge .

 

Byrosë së përgjithshme të Tiranës  që udhëhiqet nga Dr.ing Faruk Kaba Iu dhanë edhe parametrat bazë që shërbejnë për realizimin infrastrukturor të trasesë së “Rrugës së Arbërit”  që do të vijë nga Gjorica e Republikës së Shqipërisë deri në hyrje të qytetit të Dibrës u tha në takimin nga kryetari i komunës së Dibrës Argëtim Fida me ideatorin dhe inxhinierin proektues të Rrugës së Arbërit Faruk Kaba.

 

Per efektin e ndërtimit të “Rrugës së Arbërit” njeriu i parë i Dibrës shprehet se kjo rrugë pos që do ta afrojë Dibrën me Tiranë për më pak se 100 kilometra, ajo do të jetë edhe me efekte positive për zhvillimin e qytetit e më gjërë.

 

Ndërkaq ideatori dhe kryeinxhinieri I proektimit të Rrugës së Arbërit Faruk Kaba tha se kjo rrugë është një realitet e cila me ndërtimet e saja po hecën shum shpejt  me një intenzitet dhe mbështetje nga Qeveria Berisha dhe nga kryetari I Tiranës I cili për fat të mirë është me preadhje dibrane, Lulzim Basha.

 

Kryeatarja e Komitetit për Lobimin e kësaj rruge nga Tirana Yllka Çausholli tha se me shumë përgjegjësi ka patur takime me Qeveriatrët e Shqipërisë, dhe ka mbështetje edhe ndihmesë edhe nga kryetari Lulzim Basha I cili edhe ai ka preardhje dibrane. Kjo rrugë do të jetë një Urë lidhëse e cila Dibrën do ta kthej në një qytet si qendër zhvillimi .Do të ketë një ndikimtë madh në rringjalljen e ekonomisë, shkëmbimin e mallrave por edhe anë të tjera positive.

 

Në lidhje me vazhdimin e kësaj rruge në teritorin e Maqedonisë , kryetari Fida   tha  se nga takimet që pati zoti Berisha me zotin Gruevski është biseduar edhe për këtë rrugë, dhe  njëherit shtoi  se me zgjidhjen ideore që e bën shtëpia proektuese e Faruk Kabës dhe vazhdimin e proektit që do ta bëjë Agjensioni i rrugëve të Republikës së Maqedonisë ,kjo ide e shkurtimit të distancës Tiranë Dibër Shkup do të bëhet realitet për njëkohë të shkurtër.

 

Kaba shtoi se një delegacion shtetëror I kryesuar nga Lulzim Basha do priten nga vendet arabe e posaçërisht nga Mbreti I Arabisë Saudite , I cili do të jetë subvencionues përkrah Qeverisë Shqiptare.

 

Vjollca Sadiku

 

Leave A Comment