DIBËR – U MBAJT DEBAT PËR PROPOZIM LIGJINE TË RINJVE

KËRKOHET HAPSIRË LIGJORE PËR FORMIMIN TË PARALAMENTIT RINOR

Dibër, qershor-Të rinjtë dibranë , përfaqësues të shoqatave të të rinjve, debatuan rreth propozim ligjit për rininë, dhe theksuan nevojën që Ligji I cili do të jetë shpejt në procedurë parlamentare duhet të mundësojë edhe formimin të institucioneve rinore vullnetare, siç është paralamenti rinor.

Në një debat konstruktiv që u organizua nga Forumi Arsimor Rinor dhe kualicioni joformal ,, Mbrojtja për pjesëmarje,, me përkrahje të Qendrës për zhvillim dhe qëndrueshëmëri të bashkësisë në Dibër, të rinjtë theksuan se ky ligj është teje I nevojshëm për regullimin e formave të aktiviteteve rinore, sidomos në nivel qëndror dhe local. Poashtu në debat të rinjtë dibran theksuan se Ligji duhet të inkorporojë norma ligjore për të dhënë mundësi që të rinjtë në mënyrë të organizuar të ndërmarin aktivitete për të rritur pozicionin të tyre.

Pjesëmarësit në debat theksuan se formimi I parlamentit rinor në të gjitëh komunat e vendit do të luajë një rol shumë domethënës për ndikimin të të rinjve në gjithë sferat e jetës. Parlamenti si institucion vullnetar do të debatojë rreth problemeve të të rinjve por njëkohësisht do të sygjërojë institucioneve profesionale zgjidhje për shumë çështje të cilët janë në interes të të rinjve.

Flamur Mulladauti, koordinator I aktiviteteteve në sferën e rinisë në sektorin joqeveriatr theksoi se pozita e të rinjve në Dibër dhe rrethinë duhet të përmirësohet sidomos në sferën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijvëe respektivisht të të rinjve. Ka nevojë që jo vetëm në shkollat fillore por edhe në shkollat të mesme të vijë në shprehje pozicioni I nxënësve sidomos në sferën e vendimarjes.

Millka Josifovska përfaqësuese e Forumit rinor tha se të rinjtë në Dibër nuk kanë shumë mundësi të shijojnë aktivitete rinore. Sipas saj ka nevojë që të ndërmeren aktivitete për një jetë më të begatshme për të rinjtë dibran. Aktivitete duhet të jenë të koordinuara dhe efektive, meqëllim që të rinjtë të kenë levërdi nga aktivitete.

Në këtë debat public në thelb u kërkua që në Lighjin e rij të ketë përcaktime ligjore të cilët do të hapin një diapason të rinj të aktiviteteve në sferën e të rinjve.

 

Vjollca Sadiku

Leave A Comment