iPad 3, “i njëjti” sikurse iPad 2

Kompania e njohur “Apple” versionin e ri të iPad-it do ta prezantojnë në muajin mars të këtij viti në manifestimin e organizuar në San Francisco, njoftuan mediet e huaja.

Sipas burimeve të këtyre medieve “Apple” është në fazat përfundimtare të prodhimit të iPad 3. Kjo tablo do të duket sikurse paraardhësi, modeli iPad 2, por për dallim nga ai do të ketë rezolucion dukshëm më të madh të ekranit, ndërsa do të ofrohet edhe me mundësinë e kontrollimit nëpërmjet zërit, “Siri-t”-ndihmësit digjital.

Rezolucion më të madh

Sipas burimeve të medieve “Apple” me shpejtësi është duke punuar në pajisjen e re dhe është duke i përshtatur aplikacionet për punë me procesorin e ri A6. Ezra Gottheil, analiste e njohur e fushës së teknologjisë pohoi se dalja e iPad 3 në mars, “është më shumë se mundshme”.

“Do të ketë rezolucion më të madh të ekranit”, njoftoi Gottheil.

“Kjo është e rëndësishme pasi që kjo të thotë që iPad do të punojë mirë me kinema-sistemet shtëpiake marrë parasysh që do të shfaq HD rezolucionin e plotë”, tha ajo duke shtuar se softueri i “Apple-s” për kontrollim nëpërmjet zëri me emrin “Siri” sigurisht që do të gjendet në këtë pajisje.

Fotografitë të pajisjes së re të cilat dolën në qarkullim këtë javë po ashtu tregojnë se ai për shumë gjëra do të ngjajë me shtëpizën e iPad 2.

Më i trashë se sa paraardhësi

“Apple” e prezantoi iPad 2 në mars të vitit të kaluar. Për dallim nga ky version, iPad 3 i ri do të jetë pak më i trashë se sa paraardhësi. Por, kjo nuk do të jetë në shikim të parë e dallueshme për përdoruesit pasi që bëhet fjalë vetëm për një milimetër.

“Para dhe pas iPad i ardhëm do të duket po thuajse njëjtë, përveç natyrisht kur bëhet fjalë për ekranin. Në ekran, ‘Apple’ do të përqendrohet shumë kur do ta prezantojë këtë pajisje të re”, tha Jeremy Horwitz, po ashtu analist i fushës së teknologjisë.

Ai e tregoi edhe fotografinë e shtëpizës së iPad-it të ri, megjithatë ai shtoi “se këtu s’ka çka të shihet”: “Mendoni për iPhone 4 dhe dallimin që e ka me 4S; kjo pajisje e re aq shumë rikujton në iPad 2 kështu që dallimet janë të dukshme vetëm kur këto dyja vendosen njëra afër tjetrës”, tha Horwitz.

Gjenerata e re e tablove të “Apple-s” do të ketë madhësinë e ekranit sikurse edhe modeli paraprak, 9.7 inç.

Leave A Comment