NË PRAG TË VENDIMIT QEVERITAR PËR KONCESIONIN E LIQENIT TË DIBRËS

Dibër, qershor- Në Dibër në qendër të vëmendjes aktualisht është procesi I ndarjes së koncesionit për Liqenin e Dibrës. Ky problem akut I cili zvaritej mbi dy vjet, dhe Liqeni është bë vendi ku dominojnë hajnat, duke realizuar një peshkim totalisht të jashtligjshëm, debatohet në institucione lokale por edhe në shumë shoqatat që veprojnë në këtë  komunë.

Përfaqësuesit të shoqatave të peshkatarëve sportiv dhe ekologëve,, Trofta,, dhe ,,Deshati,,, paralajmërojnë protesta në prag të sjelljes të vendimit nga ana e Qeverisë për koncesionerin të rij të Liqenit, meqë sipas tyre koncesioni pritet ti ndahet një shoqate nga Struga, e jo shoqatave në fjalë të cilët  ishin konsecionerët të fundit të liqenit .

Kemi informata se kanë përfunduar bisedmet që konsesioni I Liqenit të Dibrës ti ndahet një shoqate nga Struga edhe atë për konsesion ekonomik dhe rekreativ. Ne nuk do ta pranojmë atë dhe do të kundërvehemi me të gjithë mjetet demokratike nëse Qeveria sjell vendim në interes të struganëve, thotë Fatmir Daci , kryetar i shoqatës të peshkatarëve sportive,, Trofta,,. Sipas tij Liqeni I Dibrës është një perlë e cila duhet të mbrohet si pasuri natyrore , me qëllim që të shfrytëzohet për zhvillimin turistik të komunës të Dibrës. Ne kemi traditë si shoqata  që të marim koncesionin, por diferenca jonë është nga të tjerët që të mbrojmë fondin e peshqve dhe ai fond të pasurohet në mënyrë natyrore.  Kemi thënë gjithmon se jemi kundër eksploatimit ekonomik të peshkut nga ana e koncesionerëve.

Shoqatat Trofta dhe Deshati, konkuruan për të marë koncesion rekreativ dhe për të mbrojtur fondin e peshkut , sqaron Daci dhe thotë se në mbëledhjet që janë mbajtur nga të dy shoqatat , janë marë përcaktime të cilët janë në drejtim të mbrojtjes së liqenit nga peshkatarë të shumtë të cilët gjuajnë në mënyrë joligjore peshkun e Dibrës. Nga momenti kur liqeni mbet pa koncesioner, në liqe në mënyrë haotike dhe pa asçfar mbrojtje, peshku gjuhet në të gjithë mënyrat, pos mënyrës ligjore.

Ne kemi presione të mëdha në këtë fazë të pritjes të konsesionit I cili si duket ata që e ndajnë nuk dëshirojnë ta marim ne si shoqata dibrane. Presionet janë të shumta thotë Daci duke shtuar se peshkatarët sportive shohin me sy të tyre që në mënyrë joligjore gjuajnë peshk edhe individë në funksione të larta. Ne na u konfiskua një barkë e cila është në pronësi të shoqatës , nga ana e policisë, pa ndonjë argument. Poashtu antarët tanë pa arsye malltretohen nga organet të ndryshme , thotë Daci.

Në Dibër si në shoqata ashtu edhe nga qytetarët  përflitet dhe spekulohet se konsesioni I Liqenit do të jetë një shoqatë nga Struga. Ata thiren edhe në burime të sigurta të Ministrisë për Buqësi, Pylltari dhe Ujra dhe thonë se vendimi për konsesionerin të rij të Liqenit të Dibrës është vetëm çështje kohe.

Përndyshe sipas përfaqësuesve të Ministrisë për Buqësi, Pylltari dhe Ujra, sektori për peshkim , Qeveria duhet të sjell vendim për konsesionerin e rij të Liqenit të Dibrës.

Vjollca Sadiku

Leave A Comment