Protesta ne Diber: “Radiken??? Jo Faleminderit”

Protesta

Dibranet perseri grumbullohen te Sheshi per te mbrojt

ur Radiken, qindra dibran dhe shum qytetar te ardhur nga qytet si gostivari, tetova, shkupi, peshkopia te gjithe nje zeri i bene thirje qeverise se Maqedonise te ndal njeher e pergjithmon projektin per Devijimin e Lumit Radika.

Edhe pse jane organizuar me dhjetra protesta ne vende te ndryshme, si Tirane, Peshkopi, Shkup, Itali(Mester), New York, Diber, qeveria e Maqedonis nuk ka dhene akoma fjalen e fundit sa i perket projektit aq shum te kundershtuar nga dibranet, qe te mos devijohet Radika dhe te vazhdoj rrjedhen e saj natyrale.

Ata qe mendojne se dibranet do te ndalen, gabojne shume rende, dibranet nuk do ndalen kuren e kures per te mbrojtur Radiken, nga ky shesh i ftojme qeverinë e Kosovës , Amerikën dhe gjithë qeveritë që janë pro Dibrës të mbrojnë jetën e dibranëve dhe lumin tonë tha në protestën e sotme”, Bashkim Mashkulli, Kryesuesi i Këshillit komunal të Dibrës.

Bashkimi hodhi akuza te renda ndaj qeverise te Maqedonise dhe kryeministrit Gruveski, duke e cilsuar si politike anti dibrane, anti shqiptare, te cilet me kete projekt duan te bejne te lundrushem Vardarin e qelbur, nje politik Serbe dhe Greke.

Sot jemi mbeledhur ketu qe nga burimet e Rekes dhe deri ne Kalane e Dodes  per ti thene Jo projektit anti shqipat sic eshte projekti i gruevskit qe kerkon te marre ujrat e Radikes, Ju bej thyrje te gjithve qe partia numer nje e dibraneve e shqiptareve eshte Radika asnje parti tjeter nuk duhet te votohet nese nuk e mbron ceshtjen e Radikes, qetsimet dhe renkimet e Radikes kane shqetsuar dhe nente malet e dibres te cilat jane bashkuar per ti thene jo ketij projekti dhe ky projekt nuk do realizohet deri sa te jemi gjall ne ketu  theksoi Munir Hoxha, kryesuesi i OJQ-ve nga Peshkopia.

Nënkryetari i shoqatës dibrane “1 dollar për Dibrën “, Ilirjan Fetahu iu drejtuar përfaqësuesve të ELEM-it “ Larg duart nga uji i Radikës, larg nga Reka, se ne nuk ka trembin kërcënimet tuaja e kurrë sdo të lëmë të realizohet ky projekt famoz, projekt bombë atomike” vlerësoi Fetahu. Ai e përmbylli fjalimit e tij me vargjet e nxënësve të gjimnazit nga Dibra që ndjejnë shqetësim për lumin Radikë :”O moj Radikë moj shpirti jonë, ti rrjedh nëpër Dibër si gjaku i turpit tonë”.

Ne protesten e sotme mungoi kryetari i Dibres i cili po i perkushtohet shume zgjedhjeve te fundit parlamentare ne Maqedoni, dhe vetem para pak ditesh eshte rykthier nga Amerika ku mobloziuan diasporen shqiptare atje per zgjedhjet parlamentare qe priten te realizohen ne muajin e ardshem.

L.G


Leave A Comment