Protesta në Gostivar, thyhen disa shitore të maqedonasve – FOTO

Mijëra qytetarë protestuan në Gostivar, në shenjë revolte nga vrasja e të rinjve Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti që u krye para dy ditëve nga ana e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u tubuan sot para Gjyqit themelor në Gostivar.

Edhe pse marshi protestues përfundoi qetë dhe pa incidente, pas përfundimit të tij, grupe sporadike të protestuesve, mllefin dhe revoltën e tyre e kanë shprehur duke thyer dritaret e disa shitoreve të pronarëve maqedonas, raporton gazeta Lajm.

Mbledhje të jashtëzakonshme mbajti edhe Këshilli komunal i Gostivarit ku u soll vendimi për dënim të incidentit dhe për ndihmesë në të holla për familjarët e të vrarëve.

Tubim protestues kundër dhunës policore është mbajtur sot edhe para stacionit të policisë në qytetin e Tetovës.

Edhe në Shkup u organizuar proteste “Stop brutaliteti policor” ku morrën pjesë shqiptarë dhe maqedonas. Në të gjithë protestat e zhvilluara u kërkuar dorëheqja e Ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe zëdhënësit të Ministrisë së njëjtë Ivo Kotevski.

Leave A Comment