Qytetarët e Maqedonisë paguajnë me miliarda euro për ryshfet

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, qytetarët e Maqedonisë në vit paguajnë një miliardë euro për ryshfet që u është kërkuar ose vetë kanë pranuar të japin, thotë Ana Janevska Deleva, drejtor ekzekutiv në Transparenca Maqedoni.

Në raportin për gjendjen në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe gjendjes së transparencës në shoqëri në vitin 2011, Transparenca Maqedonia paralajmëron për paligjshmëritë dhe për shfrytëzimin e paqëllimshëm të fondeve shtetërore, si dhe për gjendjen e mediumeve.

- Vazhduan tendencat jashtëzakonisht negative tek mediumet të cilat ndikuan shumë negativisht me transparencën në vendin tonë. Maqedonia vitin e kaluar u gjend edhe në të gjitha listat e zeza relevante ndërkombëtare në fushën e mediumeve, sic janë “Freedom House”, “Amnesty International”, “International Press Institute” e tj, – u shpreh Janevska Deleva.

Sipas Transaprencës Maqedonia simptomatike është edhe heshtja e Komisionit për Anti-Korrupsion, për të cilën thonë se është mbyllur në vete, me identitet të humbur, transmeton Shqipmedia.

Comments
One Response to “Qytetarët e Maqedonisë paguajnë me miliarda euro për ryshfet”
  1. Endrit says:

    Eh pa ryshfet nuk mbaron dot asnje pune ne ditet e sodit.

Leave A Comment