Hapet zyra e deputetëve në Dibër

IMG_7942_1__624252812

Dibër, 23 dhjetor- Me përkrahje të Agjensionit zvicërian për zhvillim dhe bashkëpunim , edhe në Dibër u hap zyra e deputetëve. Në përurimin e zyrës e cila gjindet në objektin e rij të pushtetit vendor në Dibër, morën pjesë Ambasadori i Zvicrës Stefan Lazarato dhe deputetët të cilët do të mbulojnë këtë zyrë për kontakt me qytetarët Nexhari Jakupi, Dëshira Imeri, Vjollca Mehmedi- Nuredini, foli kryetari i Dibrës Argëtim Fida i cili tha se Dibra për herë të dytë hap zyrë të debutetëve në Dibër. Kjo komunë ka traditë në këtë drejtim dhe jep përkrahje të plotë punës së kësaj zyre. Fida shtoi se pushteti vendor do të ndihmojë zyrën atëherë kur ajo ka nevojë….

Hamami i Dibrës si deponi

Aktuale-Hamami_354701961

Dibër – Një ndër objektet më të vjetra të Dibrës është Hamami i vjetër i qytetit, i cili shumë dekada pret rekonstruimin. Për fat të keq, ky objekt me domethënie historike, vazhdon të pret rekonstruim edhe gjatë demokracisë në të cilën jetojmë dy dekadat e fundit. Iniciativa dhe projekte të shumta ka patur deri tani për të sanuar dhe rekonstruar këtë objekt, por ato kanë mbetur vetëm në letër. Edhe gjatë ish Jugosllavisë të dhënat thonë se ka patur projekte të cilët kurrë nuk janë realizuar. Disa intenca për rekonstruimin e Hamamit të vjetër ka patur edhe viteve të 90-ta. Para disa viteve ekspertë të Drejtorisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore të Maqedonisë, qëndruan në…

Dibër – Në pritje të kolektorit

Aktuale-KOLEKTOR_120796515

Dibër – Problemet ekologjike në Komunën e Dibrës përveç që janë prezent në lumenjtë dhe liqenin, ata, për fat të keq, kanë ndikim negativ edhe në tokën pjellore. Situata me mjedisin jetësor nga dita në ditë është më problematike dhe kërkon realizimin e projekteve, të cilët në një pjesë të madhe janë të gatshëm, por mjete nuk ka. Një pjesë e fushës së Dibrës është drejtpërdrejtë në shënjestër të ndotjeve nga ujërat e zeza, të cilët vijnë nga qyteti. Shoqata dibrane “Për mbrojtjen e ambientit jetësor- uji i pastër, ushqim i shëndosh” vlerëson se mbi 250 hektarë tokë pjellore në afërsi të qytetit ndotet nga ujërat e zezë. Kryetari i shoqatës në fjalë, Daut Dumani,…