Dy shkolla marrin emrat shqip në Dibër

image

Dibër - Këshilli i Komunës Dibër njëzëri miratoi riemërtimin e Shkollës së mesme komunale nga “Zdravko Çoçkovski” në “28 Nëntori” si dhe të Shkollës fillore komunale “Vllazërim Bashkim” në “Penestia”. Poashtu miratoi vendime edhe për plotësimin dhe ndryshimin e statuteve të të dy shkollave. Është për t’u theksuar se përveç këshilltarëve shqiptarë nga partitë BDI, PDSH dhe PPD, vendimet për riemërtim i përkrahën edhe këshilltarët e komuniteteve të tjera nga partitë LSDM, PAE dhe Partia Rome. Në seancë nuk mori pjesë vetëm këshilltari i VMRO DPMNE. Kryetarja e Komisionit për veprimtari shoqërore pranë Këshillit të komunës, Ulumbie Cami, tha se komisioni pas marrjes së propozimeve dhe vendimeve të Këshillit drejtues dhe këshillit të prindërve të të…

Sulmohen fizikisht dy nxënës shqiptarë në Shkup

gb

Dje pas orës 16 në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” persona të panjohur kanë rrahur dy nxënës shqiptarë të kësaj shkolle L.S dhe D.M të dy nga 16 vjet nga fshati Kondovë I Shkupit. Arsyet e sulmit ndaj dy djemve të rinj akoma nuk dihet ndërsa policia merr masa për të ndriçuar rastin. Ndryshë, në të njëjtën shkollë gjatë vitit të kaluar u vra nxënësi Muhamed Jashari poashtu nga Kondova nga disa huligan maqedonas. Shqipmedia

Qytetarët e Maqedonisë paguajnë me miliarda euro për ryshfet

siguri-550x360

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, qytetarët e Maqedonisë në vit paguajnë një miliardë euro për ryshfet që u është kërkuar ose vetë kanë pranuar të japin, thotë Ana Janevska Deleva, drejtor ekzekutiv në Transparenca Maqedoni. Në raportin për gjendjen në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe gjendjes së transparencës në shoqëri në vitin 2011, Transparenca Maqedonia paralajmëron për paligjshmëritë dhe për shfrytëzimin e paqëllimshëm të fondeve shtetërore, si dhe për gjendjen e mediumeve. – Vazhduan tendencat jashtëzakonisht negative tek mediumet të cilat ndikuan shumë negativisht me transparencën në vendin tonë. Maqedonia vitin e kaluar u gjend edhe në të gjitha listat e zeza relevante ndërkombëtare në fushën e mediumeve, sic janë…