Dy shkolla marrin emrat shqip në Dibër

image

Dibër - Këshilli i Komunës Dibër njëzëri miratoi riemërtimin e Shkollës së mesme komunale nga “Zdravko Çoçkovski” në “28 Nëntori” si dhe të Shkollës fillore komunale “Vllazërim Bashkim” në “Penestia”. Poashtu miratoi vendime edhe për plotësimin dhe ndryshimin e statuteve të të dy shkollave. Është për t’u theksuar se përveç këshilltarëve shqiptarë nga partitë BDI, PDSH dhe PPD, vendimet për riemërtim i përkrahën edhe këshilltarët e komuniteteve të tjera nga partitë LSDM, PAE dhe Partia Rome. Në seancë nuk mori pjesë vetëm këshilltari i VMRO DPMNE. Kryetarja e Komisionit për veprimtari shoqërore pranë Këshillit të komunës, Ulumbie Cami, tha se komisioni pas marrjes së propozimeve dhe vendimeve të Këshillit drejtues dhe këshillit të prindërve të të…

Hapet zyra e deputetëve në Dibër

IMG_7942_1__624252812

Dibër, 23 dhjetor- Me përkrahje të Agjensionit zvicërian për zhvillim dhe bashkëpunim , edhe në Dibër u hap zyra e deputetëve. Në përurimin e zyrës e cila gjindet në objektin e rij të pushtetit vendor në Dibër, morën pjesë Ambasadori i Zvicrës Stefan Lazarato dhe deputetët të cilët do të mbulojnë këtë zyrë për kontakt me qytetarët Nexhari Jakupi, Dëshira Imeri, Vjollca Mehmedi- Nuredini, foli kryetari i Dibrës Argëtim Fida i cili tha se Dibra për herë të dytë hap zyrë të debutetëve në Dibër. Kjo komunë ka traditë në këtë drejtim dhe jep përkrahje të plotë punës së kësaj zyre. Fida shtoi se pushteti vendor do të ndihmojë zyrën atëherë kur ajo ka nevojë….

Spitali i Dibrës vazhdon të ndihmojë pacientët nga Shqipëria

spitalidiber

Megjithë punën e madhe që po bëhet në dy anët e kufirit mes Dibrës së Vogël dhe Dibrës së Madhe, situata vijon të mbetet e vështirë, sidomos në zonat e thella malore. Veçanërisht në komunat në verilindje të Shqipërisë, zonën kufitare në Qarkun Dibrës – Shqipëri dhe asaj së Dibrës së Madhe – Maqedoni, ku trashësia e dëborës në fshatrat kufitare, raportohet të jetë mbi dy metra. Rrugët e qytetit të Dibrës së Madhe dhe ato nacionale që lidhin atë me Shqipërinë janë funksionale. Një banore nga fshati Trebishtë , e moshave rreth të 80 vjeç u soll dje pasdite në gjendje të rëndë shëndetësore nga grupet e ndihmës në Spitalin e Dibrës së Madhe,…