Aleanca Kuq e Zi dënon vrasjen e shqiptarëve

kuq-e-zi1

Aleanca Kuqezi ka reaguar lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve në Maqedoni, duke bërë thirrje që të ndalet racizmi anti-shqiptar në këtë vend.Në reagimin e saj Aleanca i ka shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të dy të të rinjve, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti. “Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar Aleanca. “Të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni”, ka reaguar më tej grupimi, duke ftuar shqiptarët e vendit fqinj që të ruhen nga provokimet.

Sulmohen fizikisht dy nxënës shqiptarë në Shkup

gb

Dje pas orës 16 në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” persona të panjohur kanë rrahur dy nxënës shqiptarë të kësaj shkolle L.S dhe D.M të dy nga 16 vjet nga fshati Kondovë I Shkupit. Arsyet e sulmit ndaj dy djemve të rinj akoma nuk dihet ndërsa policia merr masa për të ndriçuar rastin. Ndryshë, në të njëjtën shkollë gjatë vitit të kaluar u vra nxënësi Muhamed Jashari poashtu nga Kondova nga disa huligan maqedonas. Shqipmedia

Qytetarët e Maqedonisë paguajnë me miliarda euro për ryshfet

siguri-550x360

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, qytetarët e Maqedonisë në vit paguajnë një miliardë euro për ryshfet që u është kërkuar ose vetë kanë pranuar të japin, thotë Ana Janevska Deleva, drejtor ekzekutiv në Transparenca Maqedoni. Në raportin për gjendjen në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe gjendjes së transparencës në shoqëri në vitin 2011, Transparenca Maqedonia paralajmëron për paligjshmëritë dhe për shfrytëzimin e paqëllimshëm të fondeve shtetërore, si dhe për gjendjen e mediumeve. – Vazhduan tendencat jashtëzakonisht negative tek mediumet të cilat ndikuan shumë negativisht me transparencën në vendin tonë. Maqedonia vitin e kaluar u gjend edhe në të gjitha listat e zeza relevante ndërkombëtare në fushën e mediumeve, sic janë…

200 milion euro investim i ri në Shkup, tramvaj dhe luna park i ri

tramvaj_022

Shkupi më në fund do të ketë tramvaj – bën të ditur kryetari i komunës Koce Trajanovski, transmeton Shqipmedia. Tenderi do të shpallet nga fundi i muajit maj, ndërsa koncesioneri do të zgjidhet nga fundi i vitit kur edhe do të fillojë ndërtimi. Sipas Trajanovskit ndërtimi i linjës së tramvajit do të jetë gati për 2-3 vite. Në periudhën e parë do të niset vetëm me një linjë, e cila do të të përfshihet nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov me një gjatësi prej 15 km, ndërsa vlera e projektit është nga 170 – 180 milion euro. Disa kompani të huaja nga Franca, Kroacia, Polonia, Çekia dhe Gjermania tashmë janë të interesuara. Me koncesionerin…