Celine Dion probleme me zërin

celine dion

Fituesja e shumëfishtë e çmimeve Grammy, Celine Dion, ka anuluar koncertet në Las Vegas për shkak të problemeve me kordat e zërit. Këngëtarja kanadeze është dashur të performonte në Ceasars Palace deri më 18 mars, mirëpo ka njoftuar se po shkon në pushim për disa javë. “Pas kontrollit në klinikën Gerald Berke në Los Angeles, janë vërejtur probleme me kordat e zërit dhe një infeksion virusal i fytit. I është rekomanduar pushim”, citon AFP fjalët e zëdhënësit të saj. Dion ka thënë se ndjente sikur nuk kishte kontroll mbi zërin e saj, mirëpo nuk kishte menduar se është kaq serioze. /Telegrafi/