Zvicra e shqiptarëve humb në fund

XherdanShaqiri-LionelMessi-300x221

Kombëtarja e Zvicrës nuk ka arritur të mbroj rezultatin e barabartë 1-1 duke pësuar dy herë në minutat e fundit nga Argjentina. “Gauçosët” fituan 3-1, me të tre golat e shënuar nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Messi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 19të para se të barazonte kosovari, Xherdan Shaqiri në minutën e 49të. Megjithatë Messi u rikthye për të shënuar dy herë në fund, në minutën e 87të dhe nga penalltia në minutën e 90të. Për Zvicrën pos Xherdan Shaqirit u paraqitën edhe shqiptarët tjerë, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Ancelotti porosit Chelsean: Durim me Villas-Boas

anceloti

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, shpreson që Andre Villas-Boas, të ketë kohë për t’u adaptuar te Chelsea. “Mendoj se problemi te Chelsea është se ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka, të krijojnë një ekip më të ri, t’u japin më shumë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë, të përpiqen t’u japin më pak ndeshje lojtarëve më të rëndësishëm – Frank Lampard, Ashley Cole, John Terry”. “Por, mendoj se ky ndryshim ka nevojë për kohë, pasi është vështirë t’i zëvendësosh lojtarët si Lampard, si Ashley Cole, si John Terry, pasi ata janë sërish lojtarët të Chelseat”. “Villas-Boas është një trajner i mirë, pasi ai ka bërë një punë të mirë te Porto. Është filozofia e klubit….