Jay Z prezanton Rita Orën në emisionin e tij

jay-z-rita-ora-3-300x224

Reperi me famë botërore Jay Z, i cili është duke bashkëpunuar me këngëtaren kosovare Rita Ora, e ka prezantuar atë në emisionin e tij ‘Z100’. 21-vjeçarja Rita Ora e cila me këngën “Hot right now’ hyri në top listat botërore, është prezantuar në emisionin e famshëm botëror të Jay Z. Në emision e tij është biseduar për arritjet e këngëtares dhe angazhimet e saj në të ardhmen. Rita ora së fundmi është në vendin e parë në top listat e Britanisë me këngën e saj “Hot right now”.