Ancelotti porosit Chelsean: Durim me Villas-Boas

anceloti

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, shpreson që Andre Villas-Boas, të ketë kohë për t’u adaptuar te Chelsea. “Mendoj se problemi te Chelsea është se ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka, të krijojnë një ekip më të ri, t’u japin më shumë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë, të përpiqen t’u japin më pak ndeshje lojtarëve më të rëndësishëm – Frank Lampard, Ashley Cole, John Terry”. “Por, mendoj se ky ndryshim ka nevojë për kohë, pasi është vështirë t’i zëvendësosh lojtarët si Lampard, si Ashley Cole, si John Terry, pasi ata janë sërish lojtarët të Chelseat”. “Villas-Boas është një trajner i mirë, pasi ai ka bërë një punë të mirë te Porto. Është filozofia e klubit….

Vitali Klitschko kandidat për kryetar të Kievit

f.0301000629228_m

Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, do të kandidojë sërish për kryetar të bashkisë së Kievit ne zgjedhjet lokale të këtij viti. Edhe në vitin 2006, Vitali tentoi të bëhej kryetar i kryeqytetit ukrainas, mirëpo humbi nga Leonid Chernovetskyi, prefekti aktual i Kievit. “Do të marr pjesë në garën për kryebashkiakun e Kievit. E kam dhënë programin dhe pres të fitoj”, ka deklaruar Klitschko. Ai zotohet për integrim më të madh të Ukrainës në Evropë dhe anëtarësim në NATO. Ndryshe, këtë muaj Vitali mbrojti titullin në kategorinë e rëndë WBC, pasi pas 12 raundesh fitoi me pikë kundër britanikut Dereck Chisora. /Telegrafi/