Zbulohen sekretet e Facebook

Ish-punëtorët e kompanisë të cilët kanë qenë përgjegjës për filtrimin e përmbajtjeve në Facebook, vendosën ta publikojnë dokumentin sekret të kompanisë. Në të ka detaje të pabesueshme, rregulla të përpunuara për atë se cilat gjëra duhet të fshihen nga Facebook-u, dhe cilat mund të tolerohen.

I punësuari nga Maroku, i cili për këtë punë ka marrë nga 1 dollar në orë në “oDesk”, kompania ka bërë të njohur se si në rrjetin më të madh social në botë janë ndaluar çdo lloj i përmbajtjeve seksuale.

Nga ana tjetër, fotografi apo video të kufomave, të burgosur, koka të prera dhe përmbajtje tjera të ngjajshme janë të lejueshme, deri në atë masë kurrë to nuk shfaqen organe të nxjerrura nga mbrendia e trupit të njeriut, bën të ditur ish i punësuari nga Maroku.

Gjithashtu kanë qenë të ndaluara edhe komentet me përmbajtje raciste, në qoftë se ato janë ofenduese, ndërsa ato më përmbajtje humoriste kanë qenë të tolerueshme.

Ajo që më shumë ua “zuri syri” është fakti se Facebook-u në faqen e saj askund nuk shkruan se cilat përmbajtje nuk duhet të publikohen.

Ndalohen edhe fotografitë ku përdoruesit mund të zgjedhin në mes dy personave të bukur, si dhe fotografitë ku njerëzit janë duke fjetur ose kanë ndonjë gjë të vizatuar në fytyrë.

Interesante është ajo se Facebook-u nuk ka asgjë kundër fotografive dhe inçizimeve në të cilat fëmijët fizikisht e sulmojnë njëri tjetrin, si dhe ato në të cilat dikush knaqet duke përdorë marihuanë ose ndonjë lloj tjetër droge, transmeton Shqipmedia.

Leave A Comment