Zvicra e shqiptarëve humb në fund

Kombëtarja e Zvicrës nuk ka arritur të mbroj rezultatin e barabartë 1-1 duke pësuar dy herë në minutat e fundit nga Argjentina. “Gauçosët” fituan 3-1, me të tre golat e shënuar nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Messi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 19të para se të barazonte kosovari, Xherdan Shaqiri në minutën e 49të. Megjithatë Messi u rikthye për të shënuar dy herë në fund, në minutën e 87të dhe nga penalltia në minutën e 90të.

Për Zvicrën pos Xherdan Shaqirit u paraqitën edhe shqiptarët tjerë, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Leave A Comment